Elbasan, jodi tek fëmijët në mungesa shqetësuese
27/03/2012 Starton projekti për kontrollin. Drejtoria e Shëndetit: Ja zonat që do të depistohen
ELBASAN- Specialistë të Drejtorisë së Shëndetit me mbështetjen e BE-së do të nisin kontrollin e nivelit të jodit tek fëmijët dhe gratë shtatzëna. Në këtë projekt janë përfshirë qyteti i Elbasanit dhe disa komuna kryesisht kodrinore dhe malore. Sipas drejtorit të Shëndetit Publik duke filluar nga dita e djeshme specialistët do të bëjnë matjen e jodit nëpërmjet urinës në shkolla si dhe do të bëjnë edhe eko të tiroideve tek shtatzënat. Ky projekt i gjerë dhe mjaft i rëndësishëm ka ardhur si rezultat i të dhënave se në Shqipërinë e Mesme dhe kryesisht në zonat rurale, niveli i jodit është në nivele shqetësuese. Kllogjeri thotë se, në këtë projekt janë përfshirë të gjithë specialistët e kësaj drejtorie të cilët do të zhvendosen në shkolla dhe në qendrat shëndetësore për realizimin e këtij projekti. Mësohet se janë përfshirë në projekt disa shkolla në qytet, komunat Gjinar, Labinot Fushë, Gjergjan, Polis, Bradashesh etj. Kryesisht kampionet do të merren në shkolla. Me përfundimin e analizave rezultatet do të nxjerrin edhe rrugën që duhet të ndjekë Drejtoria e Shëndetit Publik për të bërë edhe sensibilizimin mbi përdorimin e jodit në këto zona i cili mendohet se është mjaft i ulët.
Niveli i jodit shqetësues
Shqipëria e sidomos ajo e mesme konsiderohet me nivele të larta të mungesës së jodit tek fëmijët. Mjekët shpjegojnë se mungesa e jodit shkakton pasoja në zhvillimin fizik dhe mendor të fëmijëve, si për shembull: nanizëm, prapambetje mendore, etj. Statistikat e Institutit te Shëndetit Publik raportojnë një nivel të ulët të jodit të fëmijëve. Ndërkohë, nga ana tjetër mjekët sqarojnë se mungojnë statistikat konkrete për shkak se shumë prindër i vizitojnë fëmijët e tyre në spital, jo në poliklinikat e lagjeve. Do të kryen depistime në popullatë për matjen e nivelit të jodit, praninë e strumës (tiroides) ndërsa theksohet nga specialistë të kësaj drejtorie se është i nevojshëm jonizimi i kripës, i ujit, si edhe bukës, gjë që deri tani nuk është bërë. Në trupin e njeriut ka më pak se një majë (0.00004%) lugë jod, megjithatë pa të do të vdiste njeriu. Për sa u përket shenjave të para tek fëmijët, në rastet kur kanë mungese të jodit, shfaqin shenja lodhjeje, irritimi, zbehtësi, si dhe mungesë interesi për mësimet. Nëse fëmijët kanë këto simptoma, ata duhen të kontrollohen menjëherë te mjeku, në mënyre që sëmundja të parandalohet. Në përgjithësi, fëmijët vuajnë nga mungesa e jodit, kurse të rriturit nga teprica e jodit, që shkakton tiroidet. Një nga studimet e OBSH-së ka bërë publike se kripa që tregtohet në Shqipëri ka mungesë jodi.