Prokuroria: Raporti i Halimit pjesërisht i pavërtetë
27/03/2012 Kryeprokurorja Ina Rama: Ndajmë qëndrim të ndryshëm
“21 janari”, hetimet mbarojnë brenda afatit
Prokurorja e Përgjithshme e Shqipërisë, Ina Rama përsa i përket raportit të inspektimit nga Ministria e Drejtësisë tha se “Raporti është një pjesë e ushtrimit të funksionit të Ministrisë së Drejtësisë, parashikuar nga ligji. Ne si institucion kemi bërë publik qëndrimin tonë ndaj raportit. Nuk ndajmë të njëjtin qëndrim me Ministrinë e Drejtësisë, ndajmë qëndrim të ndryshëm për shumë nga gjërat që ajo bën prezent duke thënë se një pjesë të gjërave që bën prezent nuk rezultojnë të vërteta ashtu siç bëhen prezent dhe por edhe duke përdorur bazën ligjore mbi të cilën ato arsyetohen. Gjithsesi ky është një qëndrim që në mënyrë të detajuar dhe për shkak të ligjit, i është bërë prezent Kuvendit të Shqipërisë. Në një moment të përshtatshëm qëndrimin tonë do ta bëjmë të njohur për publikun, por njëherë e kemi bërë prezent aty ku duhet të bëhet”. Për hetimet e 21 janarit kryeprokurorja tha se do të mbarojnë brenda afatit.
Dosja “Gërdeci” në Apel
Ina Rama për vendimin e gjykatës për “Gërdecin” tha se “Ne nuk jemi dakord. Kemi ngritur një akuzë tjetër dhe kemi përfaqësuar një akuzë tjetër në gjykim dhe gjithashtu kemi apeluar vendimin e Gjykatës për atë kualifikim ligjor që ajo ka bërë ndryshe nga akuza që Prokuroria ka ngritur. Por ky është një proces për të cilin duhet të shprehet gjykata dhe duke respektuar pozicionin tonë të palës në proces. Qëndrimin tonë ne do të vazhdojmë ta bëjmë prezent nëpërmjet ankimit, nëpërmjet përfaqësimit në Apel e më lartë”
Pështjellimet e raportit
Raporti i inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë solli reagime të shumta, menjëherë pas publikimit të tij. Ishin inspektuar disa prokurori të shkallës së parë dhe apelet, ku u gjetën me shkelje nga inspektorët e drejtësisë 59 prokurorë dhe qindra procedime penale. Reagimi i parë erdhi në Shoqata e Prokurorëve që e cilësoi si tendecioz, ashtu si Këshilli i Prokurorisë e quajti joprofesional dhe me sens negative. Ministri i Drejtësësi reagoi pas kundërpërgjigjeve të prokurorëve, duke mbrojtur punën e vartësve të tij.