E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia 10 mije euro per informatorin e vrasjes ne Tirane

Policia e Tiranës ka vënë një shpërblim prej 10 mijë eurosh për kapjen e autorit të vrasjes së mbrëmshme që tronditi kryeqytetin.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e policisë Alma Katragjini tha se janë shoqëruar disa persona dhe dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes.

52-vjecari Petrit Kurti , është ekzekutuar rreth orës 22.00 të mbrëmjes së djeshme në Yzberisht. Petrit Kurti, pronar i një minimarketi është qëlluar në biznesin e tij dhe sipas policisë ka vdekur në spital, rreth një orë pas ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve okularë, vrasësi është futur në dyqanin e lagjes dhe kanë nisur të debatojnë. Pas disa minutash personi tjetër ka qëlluar me dy plumba pistolete pronarin e këtij biznesi të vogël, duke shkaktuar vdekjen e tij. Policia është duke hetuar motivin e ngjarjes, ndërsa Yzberishti është tronditur nga vrasja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›