E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore gjoba 35 subjekteve per ndotje akustike

Agjensia e Rajonale e Mjedisit në Vlorë ka penalizuar 35 subjekte të cilat kanë shkelur oraret duke shkaktuar ndotje akustike mbi normën e lejuar. Zbatimi i urdhëresës për ndotjen akustike dhe kontrollet e subjekteve kanë vijuar gjithë vijës bregdetare te qarkut te Vlorës ku task forca ka operuar për të kontrolluar të gjitha njësitë e biznesit të cilët kanë gjeneruar zhurmë.

Sipas kreut të ARM-së Geron Gumbardhi qëllimi nuk ka qenë penalizimi i biznesit, madje edhe nga ana e strukturave të Task Forcës, por bashkëpunimi me ta për një sezon të suksesshëm turistik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›