E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder arrestohen 5 persona per pengim te materialeve zgjedhore

Policia e Shkodrës ka arrestuar 5 shtetas për “Pengim të subjektit për zgjedhjet në organet përfaqesuese” të mbajtura ditën e djelë .

Në momentin kur materialet zgjedhore kanë mbërritur me helikopter, në vendin e quajtur Breg Lumi, të Komunës Shalë, shtetasit e arrestuar kane bllokuar komisionerët dhe rrugë-kalimet për tek qëndra e votimit, pasi nuk ishin dakord me komisionerët e caktuar për zgjedhjet vendore në komunën Shalë te Shkodres.

Si pasojë e kësaj sitate u krijua një konflikt midis dy grupe simpatizantësh të dy subjekteve politike të ‘Aleancës për të Ardhmen” dhe ‘Aleances për Qytetarin”, duke bërë të mundur pengimin me dhune të subjekteve elektorale, për zhvillimin e rregullt, të aktivitetit zgjedhor.

Policia e Shodres ka mundur te identifikoje autorët e këtij akti dhe ka arrestuar Petrit Ndue Coli, 39 vjeç i dënuar më parë, për veprën penale “ Vrasje me dashje në bashkëpunim”, Pllumb Fran Mollzati, 38 vjeç dhe i dënuar më parë për veprën penale “Tentative vrasje”, Ndue Kodra 35 vjeç, Kol Mark Gjergji, 29 vjeç dhe Mirash Zef Rrethatori 33vjeç i dënuar më parë për veprën penale “ Armbajtje pa leje”. Ndaj 5 te arrestuarve rendon akuza e “Pengimit të subjektit për zgjedhjet në organet përfaqesuese”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›