E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia: Asnjë incident gjatë shoqërimit të materialeve zgjedhore drejt VNV-ve

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ Pas përfundimit të procesit të votimit në të 5 bashkitë: Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik dhe Mat, punonjësit e Policisë, sipas kërkesës së Komisioneve të Qendrave të Votimit, u angazhuan në shoqërimin e kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore drejt Vendeve të Numërimit të Votave (VNV).

Policia e Shtetit bën të ditur se ky proces vijoi pa asnjë incident, deri në dorëzimin e plotë të materialeve pranë VNV-ve përkatëse.

Gjithashtu, Policia e Shtetit informoi se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e ambienteve të VNV-ve, ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave.

“Mbetemi në gatishmëri të plotë dhe të angazhuar maksimalisht për të përmbushur detyrën deri në përfundimin e të gjithë procesit zgjedhor”, thekson Policia e Shtetit. /j.p/

1 nga 12

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›