E Hënë, 2 Nëntor 2026

Celibashi: Përfundon dorëzimi i kutive të votimit, procesi u zhvillua pa probleme

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në orën 21:00 janë dorëzuar të gjitha kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore në të gjitha vendet e numërimit të votave (VNV).

“Procesi i transportit, shoqërimit dhe dorëzimit është kryer pa asnjë problem”, theksoi Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi,

Sipas Celibashit, të 9 vendet e numërimit ndodhen aktualisht në pritje të vendimeve të komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor (ZAZ) për fillimin e procesit të numërimit të votave.

“Nuk janë raportuar kuti të parregullta. Pas trajnimit të grupeve të numërimit, pritet nisja e procesit të numërimit të votave”, informoi Celibashi. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›