E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia Asnje pikture e zhdukur nuk iu gjet Sotiraq Xeges

Në pikturat e ish-përgjegjësit te galerise se arteve ne Korce, Sotiraq Xega nuk gjendet asnjq pikturë e Vangjush Mios apo të ndonje piktori tjetër. Lajmi konfirmohet nga policia e Korçës pas verifikimit të 1 mijë pikturave të gjetura në banesën e Xegës.

Pas zhdukjes së 61 veprave të artit në galerinë e Korçës, 27 prej të cilave të piktorit Vangjush Mio, policia rinisi verifikimin e 1 mijë pikturave të gjetura në banesën e ish-përgjegjësit të arkivave, Sotiraq Xega.

Verifikimi i cili u ndërpre te enjten nga ana e policisë për shkak vështirësisë që hetuesit hasën për të dalluar veprat, rinisi falë ndihmës së dy piktorëve Roland Karanxha e Vangjo Vasili.

Karanxha dhe Vasili pas verifikimit arritën në konluzionin se 1 mijë veprat e artit që u gjetën ditën e mërkurë në banesën e ish-përgjegjësit të arkivave, Sotiraq Xega, nuk ishin të vjedhura, aq më tepër nuk i përkisnin piktorit të njohur Vangjush Mio. Pas kontrollit të djeshëm, Xega ka reaguar duke thënë se veprat e gjetura janë të tijat dhe jo të Mios.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›