E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet shqipfolese axhende te perbashket per 100 vjetorin

Universitetet shqipfolëse në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni po përgatisin një axhendë të përbashkët për të festuar 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Për këtë arsye Rektori i Universitetit të Tetovës Vullnet Ahmeti, vizitën e tij të parë zyrtare në këtë post e kishte me homologun e tij në Tirane Dhori Kule, i cili garantoi se vlerat e intelektualëve shqiptarë do të prezantohen në mënyrën më të mirë.

Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule bisedoi me Rektorin e Universitetit të Tetovës Vullnet Ahmeti edhe për forcimin e bashkëpunimit në arsimin e lartë.

Të dy Rektorët gjithashtu kanë evidentuar edhe të tjera fusha me interes të përbashkët të cilat do të jenë në fokus të Universitetit të Tiranës dhe atij të Tetovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›