E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avari në nënstacionin e Kasharit, pa drita zonat periferike të Tiranës

TIRANE-CEZ Shpërndarje njoftoi sot se një avari e ndodhur në nënstacionin e Kasharit ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në pjesën më të madhe të periferisë së Tiranës.

Kështu sic njofton CEZ, pa drita kanë mbetur Vora, Kamza, zona e Fushë-Misto Mames, Kasharit, Yzberishtit si dhe bizneset në të 2 kahet e autostradës Tiranë-Durrës.
CEZ thekson se po punohet me ritëm për të riparuar defektin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›