E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rohan: Serbia të normalizoje marrdhëniet me Kosovën, pastaj BE-në

PRISHTINE-Zëvendësndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Albert Rohan shprehet se pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Serbia kurrë nuk mund të jetë pjesë e BE-së.
Në një intervistë për Radon Evropa e Lirë, zyrtari i OKB, se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit shkon në të mirën e njerëzve dhe nëse ka kontroll të kufijve ndërmjet Kosovës e Serbisë, do të duhej të ishte edhe në të mirën e Kosovës e Serbisë. “Nuk janë të nevojshme vetëm marrëveshjet, por është i nevojshëm zbatimi i atyre marrëveshjeve. Prandaj, shpresoj që BE-ja si ndërmjetësuese do të bëjë më shumë presion në muajt e ardhshëm rreth arritjes së më shumë marrëveshjeve para se të nisin zgjedhjet serbe”.
Sa i përket njohjes së Kosovës, Rohan thekosn se për momentin askush nuk pret që Serbia ta njohë Kosovën tani.
“Ajo që mund të pritet nga Serbia është që ajo të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën dhe që të mundësojë marrëveshjet praktike të cilat ishin të pamundura në të kaluarën. Çështja e njohjes do të mbetet e hapur dhe do të shtrohet më së largu nëse një ditë Serbia do të jetë e gatshme për t’u anëtarësuar në BE, sepse pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën Serbia kurrë nuk mund të jetë pjesë e Be-së. Kjo është e qartë”, thotë ai.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›