Policia Burgaj Kemi progres ne luften kunder trafikut dhe krimit

TIRAN- Kreu i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj ka deklaruar sot se eshte shenuar progres ne luften kuder krimit dhe trafikut.
Duke pranuar rolin e rendesishem te policise ne rrugen drejt integrimit Burgaj ka theksuar se Policia e Shtetit eshte duke punuar me intensitet per realizimin e kritereve qe i takojne asaj ne permbushjen e ketij procesi.
Deklarata eshte bere sot ne takimin e oficereve nderlidhes policore te vendeve te BE te akredituar ne vendet e Ballkanit Perendimor qe po zhvillohet ne Tirane.
Procesi i reformave te ndermarra nga Policia e Shtetit ka shenuar progres te rendesishem kunder trafikut dhe krimit te organizuar por edhe ne rritjen e standardeve institucionale- ka thene ai duke shtuar se megjithate duhet te behet ende me shume ne luften kunder krimit te organizuar.