E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Dyshohet se kufoma ne Berxull eshte e Shpetim P.

Policia e Tiranës ka bërë të ditura dhe dyshimet e para në lidhje me identitetin e kufomës së gjetur në një pyll në Berxull gjatë orëve të mbrëmjes.

Deri tani dyshohet se kufoma e dekompozuar është e shtetasit Shpëtim P., 50 vjeç, banor i zonës së Bërxullit.

Viktima është njohur nga i vëllai pas një kqyerje të rrobave dhe unazës së viktimës.

Policia dyshon se shkak i vetëvarjes është depresioni dhe priten proçedurat e identifikimit të cilat do të bëhen në morg ditën e mërkurë ( 14 dhjetor).

Familjarët e viktimës e kishin denoncuar si të zhdukur shtetasin e vetëvarur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›