E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluksi i emigrantëve, BE shqetësohet për sigurinë, paralajmëron masa

BRUKSEL- Ministrat e e Brendshëm të BE, të mbledhur dje në Bruksel paraqiten shqetësimin për rritjen e fluksit të emigranteve të paligjshëm dhe azilkërkuesve në vendet e zonës Shengen. Ndërkohë, ministrat kanë dhënë paraljmërime për rikthimin e vizave dhe kontrolleve kufitare.

Në një dokument të pranuar dje nga ministrat, theksohet se sfidat e paraqitura nga situata e fundit emigratore minojnë besimin BE-së.
"Sfidat që paraqet situata e fundit e rritjes së fluksit të emigrantëve mund të minojë besimin në aftësinë e shteteve anëtare të BE dhe shqetësimet e saj të aigurisë së brendshme për të menaxhuar fluksin e azilkërkuesve në zonën e BE. Numri i tyre është rritur, por ajo duhet të jetë që kjo nevojë marrjen e një përgjigjeje efektive”,- thuhet në dokumentin e ministrave të BE.

Më tej vijohet duke nënvizuar se kjo përgjigje nuk mund të jetë në dëm të lëvizjes së njerëzve brenda zonës Shengen.

Sipas një burimi diplomatik të BE-së, diskutimet për ndryshimin e rregullave të zonës kufitare janë një ‘kaos’. Kundërshtimet lidhen kryesisht me bazën ligjore në të cilën Komisioni Europian ka zgjedhur për të bërë propozimet e saj. Kjo nënkupton vlerësimin se si shtetet e kufijve të përbashkët mund të ruajnë aftësinë për të rifutur kontrollin e brendshëm kufitar.

"Nuk ka unanimitet për ndryshimin e bazës ligjore," tha burimi i BE.

Idetë për rivendosjen e kontrolleve kufitare brenda zonës Shengen pritet të jenë temë e diskutimeve në të ardhmennë ryezën e ministrave të Jashtëm në Bruksel.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›