Rritje e ekonomine ne eurozone

Statistikat e fundit mbi ekonominë europiane raportojnë një rritje të lehtë të ekonomisë në Eurozonë në tremujorin e tretë të viti ndaj tremujorit të mëparshëm. Por ekonomia mbetet shqetësuese krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë që institucionet ndërkombëtare njoftojnë se Greqia do të vijojë recesionin edhe për 2012-ën. Nga OECD, bëhet me dije se papunësia në muajin shtator ka mbetur e pandryshuar në vendet anëtare të organizatës. Ndërsa studimet gjermane raportojnë rënien më të lartë të klimës së besimit të investitorëve.
Tremujori i tretë i vitit ka shënuar një rritje të lehtë me 0,2% të PBB në Eurozonë, kundrejt tremujorit të mëparshëm. E njëjta rritje edhe për periudhën e parë tremujore të vitit, në të dy blloqet, BE dhe Eurozonë. Të dhënat janë publikuar nga zyra europiane e statistikave, e cila ka raporton se krahasuar me vitin e kaluar në këtë tremujor, rritja është e moderuar. Shqetësimi kryesor vjen kryesisht nga Athina. Ekonomia greke fatkeqësisht shkon gjithjë drejt rënies.
Në tremujorin e tretë PBB i vendit ka pësuar një rrudhje me 5,2%, kundrejt vitit të kaluar. Pjesa më e madhe e institucioneve ndërkombëtare parashikojnë që në Greqi recesioni ekonomik të vijojë edhe në 2012-ën. Për sa i përket tregut të punës të dhënat e fundit vijnë nga OEcD, e cila konfirmon një normë papunësie për vendet anëtare të pandryshuar, krahasuar me muajin gusht në nivelin e 8,2%, nivel ky i pandryshuar pothuajse që nga muaji janar i këtij viti.
Lëvizjet e normës së papunësisë janë të moderuara nga një vend në tjetrin, me përjashtim të Spanjës, ku papunësia është rritur me 0,4 pikë përqindjeje në 22,6% dhe Italia me një rritje me 0,3 në 8,3%. Më i lartë është niveli i papunësisë në Eurozonë, ku norma ka arritur shifrën më të lartë që nga qershori i 2010-ës, në 10,2%. Rënien më të madhe të papunësisë e ka regjistruar Hungaria, ndërkohë që ka patur një rënie të lehtë të papunësisë në SHBA. Ndërsa ndryshe qëndron situate në Kanada, e cila ka regjistruar një rritje të papunësisë në nivelin e 7,3%.
Të tjera të dhëna vijnë nga burimet gjermane, ku klima e besimit të investitorëve në ekonominë më të madhe të eurozonës, ka shënuar rënien më të lartë në tre vjet. Indeksi i qendrës së studimeve, Zew, ka raportuar një ulje të besimit për të nëntin muaj në radhë , në kuotën e 55,2 pikëve. Ky indeks, është larguar kështu nga mesatarja historike dhe ka prekur vlerën më të ulët që nga tetori i 2008. sipas këtyre studimeve tensionet mbi borxhin publik në Itali dhe Greqi kanë nxitur më tej pasigurinë mbi perspektivat ekonomike në komunitetin e euros, ndërkohë që po dobësohet tregtia ndërkombëtare. Gjithsesi situate ekonomike në Gjermani mbetet në territor pozitiv, për muajin nëntor, pavarësisht se ndihen efektet e klimës së përgjithshme.