E Diel, 1 Nëntor 2026

Fieri e Gjirokastra, Rama apel Berishës e Metës

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama i ka bërë sot thirrje kreut të qeverisë dhe kreut të LSI-së, të tërhiqen nga ato që ai i quan veprime antikushtetuese e antiligjore në Këshillat e Fierit dhe Gjirokastrës.

Përmes një deklarate për shtyp, Rama shpreh solidaritet të plotë me zgjedhësit në Fier e në Gjirokastër, duke shprehur shqetësim për kërcënimin alarmant të procesit të normalizimit të bashkëjetesës politike si shkak i orvatjes për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve në Këshillat e Qarqeve Fier e Gjirokastër.

Përsëris po ashtu apelin tonë për trojkën e ambasadorëve që kanë bërë shumë për të ndihmuar normalizimin e procesit dhe smund të mos bëjnë atë që lypset, për të mos lejuar një tjetër grabitje zgjedhjesh mu nën hundën e komunitetit ndërkombëtar. Kjo do të ishte një tjetër goditje e rëndë për kushtetutshmërinë e rendin ligjor në këtë vend dhe pa asnjë dyshim, një shtysë e re për tu tërhequr nga rruga e përpjekjeve tona për konsensuse me një pushtet që me kartonët bën ligje dhe me dhunë e korrupsion i bën ligjet karton- thuhet në të.

Sipas Ramës, integrimi europian sështë farsë ligjvënieje, po vullnet ligjzbatues dhe nëse ky vullnet mungon e mungon përsëri, opozita smund të gënjejë as popullin as vetveten për tu rigjendur e rivjedhur përsëri e përsëri në votat e saj.

Duke mos i hequr asnjë presje deklaratës së sotme në Kuvend të kryetarit të grupit parlamentar socialist, rikonfirmoj në emër të opozitës vullnetin për të respektuar çdo germë të marrëveshjes për tre çështjet e dakordësuara me palën tjetër, por rinënvizoj shqetësimin se asnjë hap sdo mund të bëhet më tutje për ligjet me 3/5-at nëse ligji do vazhdojë të shkelet në mënyrë flagrante për të grabitur ditën për diell mandatet tona për qarqet Fier e Gjirokastër- përfundon deklarata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›