Muzeu Historik i Krujës rekord vizirorësh
Autori i Lajmit: red.
Muzeu Historik Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu” në qytetin e Krujës, që nga fillimi i këtij viti ka mirëpritur afro 40 mijë vizitorë nga 20 vende të ndryshme të botës. Drejtori i muzeve të qytetit historik, Medi Hafizi duke pohuar këtë fakt për ATSH-në tha se "vetëm gjatë muajit korrik, eksponatet e muzeut u vizituan nga 11900 turistë të ardhur nga vende të ndryshme të botës“. Sipas tij, gjatë dy viteve të fundit është shtuar numri i grupeve të organizuara të turistëve që kanë mbërritur nga Polonia, Çekia, Sllovakia, Rusia, SHBA, Italia, Argjentina, Austria Gjermania, etj. Shqiptarët nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, të cilët kanë mbërritur në vendin tonë për pushimet e verës, shton drejtori Hafizi, janë frekuentuesit më të rregullt të Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti”, muze që mban emrin e Heroit tonë Kombëtar. Turistët e huaj paraqesin mjaft interes edhe për muzeun etnografik të Krujës, i cili është vendosur një banesë karakteristike të vitit 1760 në oborrin e kalasë, vetëm 100 metra larg Muzeut Historik. Drejtori Hafizi tha se gjatë këtij viti është investuar ndjeshëm për përmirësimin e mjediseve rethuese në të dy muzetë e kalasë së Krujës. Muzeu Historik Kombëtar „Gjergj Kastrioti Skënderbëu“ është përuruar më 1 nëntor të vitit 1982.
Ky lajm është publikuar: 11/08/2008