Mirush Kabashi rikthehet në skenën e Durrësit
Autori i Lajmit: red.
Pas një mungesë tre vjeçare në skenën e teatrit Aleksandër Moisiu në Durrës, „Mjeshtri i Madh“ Mirush Kabashi do të rikthet në tetor me monodramën “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit”. „Mjeshtri i Madh i Skenës“, i cili ka punuar për 23 vjet si aktor i teatrit të qytetit të Durësit, është mbështetur nga bashkia e qytetit bregdetar për realizimin e monodramës “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit”, e shkrimtarit francez me origjinë çifute Erik Emanuel Shmid. Pas monodramës “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, me të cilën Kabashi ka marrë disa trofe të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit, këtë radhë ai kthehet me një monodramë të dytë në teatrin ku mungonte që nga viti 2005, kur interpretoi në komedinë “Dy vëllezër e gjysmë” të Gjergj Vlashit me regji të Driada Dervishit. Mirush Kabashi, aktualisht aktor i Teatrit Kombëtar në Tiranë, numëron rreth 100 role në teatër dhe filma. Ai ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike, ndërsa është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Kabashi ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apologjia e vërtetë e Sokratit”.
Aktori që 22 vjet më parë përshkoi 18 kilometra nga Sazani në Vlorë
“15 notarë përshkuan me not më 29 shtator distancën Sazan – Vlorë. Mes tyre edhe …Mirush Kabashi, aktori i njohur durrsak. Menduam se mos kishte ardhur për të bërë ndonjë shaka, që ai i ka kaq të bukura dhe plot humor, por jo. Mirushi 38 vjeçar kishte ardhur për të marrë pjesë në maratonë, me po aq seriozitet sa të tjerët”. Këto fjali janë shkëputur nga një artikull në gazetën “Sporti shqiptar”, datë 3 tetor 1986, i cili vijon “notarët e rinj e përshkuan distancën për rreth 5 orë e gjysëm. Kur bëmë foton pas garës, kërkuam mes tyre edhe Miruh Kabashin, por nuk e gjetëm. Na thanë se menjëherë u vesh dhe u nis për në Durrës, ku shokët e teatrit e prisnin për të dhënë shfaqje. Megjithëse shumë i lodhur, besojmë se edhe atë mbrëmje si gjithnjë ai do të ketë luajtur bukur”. Kanë kaluar 22 vjet dhe Mirush Kabashi, tashmë Mjeshtër i Madh i Skenës , megjithëse jeton dhe punon në Tiranë vazhdon të notojë sa herë që gjen kohë të lirë. Në pishinë në kryeqytet apo në det, në plazhin e Durrësit, aktori noton rregullisht disa kilometra në ditë.
Ky lajm është publikuar: 11/08/2008