Fier, dhunohen dy komisionerë

Dy komisionerë janë dhunuar në lagjen “Afrim” të qytetit. Forcat e rendit shkuan në vendngjarje dhe po hetojnë personat që janë përfshirë në konflikt.
Ndërkohë, KQZ bëri me dije se 8 qendra votimi në të gjithë vendin janë të pa hapura ende dhe votimet në to mund të ripërsëriten në një ditë tjetër.
Sarandë, një fshat nuk do të votojë
Sarandë (14:02)– Në një qendër votimi në Sarandë, zgjedhjet gjatë ditës së sotme nuk do të zhvillohen.
Zyrtarisht u tha se në qendrën e votimit nr. 6722, nuk do të votojnë për shkak të mungesës së procesverbalit dhe kodit të sigurisë.
"Gjatë verifikimit të materialeve zgjedhore, fatkeqësisht mungonin dy elementë të rëndësishme, procesverbali dhe kodi i sigurisë, gjë që në këto kushte KZAZ-ja ka bllokuar procesin e votimit”, deklaroi Guri Tatari, kryetari i Komisioni Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) nr. 65.
Në fshatin Kalcat të Livadhjasë, që numëron 220 votues në regjistruar, nuk do të munden të votojnë. Në KZAZ-në nr. 65, sipas listës përfundimtare, janë regjistruar 37.824 persona në 57 qendra votimi, 6 për komuna, 1 për bashkinë e Ksamilit.
Shkodër, bllokohet votimi në disa qendra
Shkodër (13:10)- Në dy komuna të Qarkut të Shkodrës, votimet nuk po shkojnë aq paqësisht, për shkak të problemeve të shënuara. Kështu, në komunën e Shllakut, 6 qendrat e votimit nuk janë hapur.
Shkak për këtë bllokim të votimeve, janë bërë largimet e përfaqësuesve të Partisë Socialiste nga qendrat e votimit.
Ndërkohë, edhe në fshatin Kuç largohen komisionarët e PS për shkak të goditjes së komisionarit. Në Kombinat të Tiranës, janë gjetur disa fletë votime me probleme, e po kështu edhe në Lezhë ku janë kapur fletë votimit jashtë qendrave zgjedhore në lagjen “Skënderbe”, pikërisht në qendrën 0729/3.
Ndërkohë, në Qarkun e Fierit, Partia Socialiste denoncon se ka pasur presione nga kontingjent kriminalë ndaj komisionerëve të saj.
Zgjedhjet, incidente të izoluara në të gjithë Shqipërinë
Tiranë(11:50) – Procesi zgjedhor gjer në orën 11:30 minuta po shkon normalisht në të gjithë vendin, duke shënuar incidente të vogla në disa qendra në zona të ndryshme.
Nga të dhënat e fundit, në qarkun e Elbasanit, vihet re një pjesëmarrje normale, ku përqindja më e madhe në votime vihen re në Cërrik. Në komunën Papër, ka pasur një gabim në fletët e votimit, ku kandidatit të djathtë i janë shënuar partitë e koalicionit të majtë dhe e kundërta. Procesi vazhdon normalisht përkundër kësaj.
Për sa i përket Korçës, procesi vijon dhe pjesëmarrja është e kënaqshme. Kryetari i KZAZ-së, Artur Qeramixhi, bëri të ditur se deri më orën 10-30 në të 62 qendrat e votimit, kanë votuar 9500 zgjedhës nga 70100 të regjistruar në listat e votimit. Zëdhënësja e policisë së Qarkut, Eftiola Kacorri, bëri të ditur se deri në orën 10:30, nga të gjitha qendrat e votimit nuk është regjistruar asnjë ankesë dhe nuk ka pasur asnjë incident.
Edhe në Fier, votimet po vazhdojnë normalisht. Në qarkun e Fierit votojnë rreth 360.563 votues të ndarë: rrethi Fier 198.563 votues, rrethi Lushnjë 131.330 votues dhe rrethi i Mallakastrës 30.650 votues. Në këtë qark funksionojnë rreth 545 QV dhe 7 KZAZ të ndara 3 në rrethin e Fierit, 3 në rrethin e Lushnjës dhe 1 në rrethin e Mallakastrës. Në
Në Qarkun e Kukësit, votimet po vazhdon pa probleme. “Votimi po vazhdon pa problem në të gjitha qendrat e votimit të këtij rrethi. Deri në orën 11 kanë votuar vetëm 18 për qind e votuesve të regjistruar. Pritet që fluksi i votuesve të rritet në orët e pasdites”, thotë kryetari i KZAZ-së nr. 34 që përfshin rrethin e Kukësit, Beqir Basha. Në këtë zonë zgjedhore janë regjistruar në listat e votimit 40020 persona, prej të cilëve 15085 zgjedhës në bashkinë e Kukësit.
Ndërsa në Vlorë, deri në 11:00, nuk është shënuar ndonjë incident serioz. “Vetëm në Qendrën e Votimit të fshatit Kardhikaq, në Komunën e Mesopotamit, në KZAZ-në nr. 66, ende nuk është bërë dorëzimi i Qendrës së Votimit, në Komisionin përkatës të kësaj qendre. Gjatë këtyre orëve të para të votimit në Qarkun e Vlorës, nuk është evidentuar asnjë problem, për sa i përket procesit zgjedhor, si edhe rendit e sigurisë publike”, thanë burime zyrtare të Policisë.
Shkodër, bllokohet votimi në Shllak
Shkodër (11:03)– Procesi i votimit në Shllak të Shkodrës është bllokuar për momentin. Burime nga vendngjarja thonë se komisionarët e Partisë Socialiste në këtë fshat, janë larguar duke marrë vulën me vete.
/Saimir Lleshi/Start/
2011-05-08 14:15