E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD e LSI në KQZ: Rama theu heshtjen zgjedhore

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim në KQZ, denoncuar thirrjet e Z. Rama të bëra pas votimit, duke nënvizuar se ai theu heshtjen zgjedhore.

Përfaqësuesi i LSI-së, Ylli Manjani, kërkoj që ndaj Ramës të vendoset gjobë për shkelje të Kodit Zgjedhor, për thirrjet që bëri pas votimit në një shkollë në Tiranë, ku kërkoi votën e qytetarëve kundër varfërisë.

“Nuk ka ndodhur asnjë herë, asnjë drejtues i partive që të shfrytëzojnë këtë moment për të bërë fushatë dhe propagandë. Shenjat e dëshpërimit të kandidatit të Bashkisë së Tiranës janë të qartë. Më vjen keq që qytetarët tashmë e kanë ndarë mendjen se kujt do i japin votën”, tha përfaqësuesi demokrat në KQZ, Njazi Kosovrasti.

Në vijim të këtij diskutimi, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, kërkoi që të mos bëhet fushatë në KQZ, por të evidentohen vetëm problemet që ndeshen gjatë procesit të votimit. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genci Gjoncaj, kërkoi që partitë politike të interesohen për të zgjidhur çështjet teknike të procesit zgjedhor. Ai ngriti ngriti shqetësimin e bojës matrikuluese, e cila sipas tij, rezulton se mund të fshihet lehtësisht pas votimit.

/S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-08 12:21
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›