Policia Informacioni rrjedh nga Prokuroria

Mjekesia Ligjore Prokuroria synon dekonspirimin dhe shkaterrimin e procesit hetimor te 21 janarit
Akti i pare i prokurores se Pergjithshme per hetimin e kater viktimave te 21 janarit ka qene perjashtimi i Policise se Shtetit nga hetimi. Ndersa ne lidhje me rrjedhjen e informacionit Policia e Shtetit disponon fakte se rreth 100 shkrime te botuara ne media te perzgjedhura per kete pjese te hetimit vete gazetaret e ketyre mediave kane pohuar se burimi eshte prokuroria. Nga ana tjeter Instituti i Mjekesise Ligjore ne kryeqytet ka deklaruar po dje se akuzat e bera ne drejtim te tij synojne maskimin e dekonspirimit te qellimshem te veprimeve hetimore nga prokuroret me synimin e shkaterrimit te procesit hetimor per ngjarjet e 21 janarit. Nje dite pas akuzave te ngritura nga Prokuroria e Pergjithshme per rrjedhjen e informacionit per hetimin e 21 janarit nga ana e Policise se Shtetit dhe jo vetem kjo e fundit ka deklaruar dje publikisht me ane te nje deklarate per shtyp se eshte pikerisht organi i akuzes qe ka perjashtuar me qellim policine nga ky hetim. Ne deklaraten e saj Policia e Shtetit ben me dije Eumlshte angazhuar teresisht ne zbatimin e ligjit luften kunder kriminalitetit dhe ruajtjen e rendit publik nderkohe qe u njoh me habi te vertete me akuzat e djeshme te institucionit te prokurorise ndaj saj sipas te cilave nuk eshte prokuroria ajo qe rrjedh ne media te caktuara materialet e hetimit te dosjes se 21 janarit por eshte Policia e Shtetit burimi i botimit te ketyre materialeve. Lidhur me keto pretendime dhe akuza te padegjuara ndonjehere me pare Policia e Shtetit fton prokurorine te ndermarre menjehere nje hetim te plote e te gjithanshem rreth ketyre ceshtjeve dhe i ofron asaj bashkepunimin e plote - thuhet ne deklaraten e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit. Ndersa theksohet Policia e Shtetit thekson se ne hetimin mbi 4 viktimat akti i pare i prokurores se Pergjithshme ka qene perjashtimi i Policise se Shtetit nga hetimi. Nderkohe theksojme se pikerisht ne lidhje me kete pjese te hetimit jane botuar rreth 100 shkrime ne media te perzgjedhura. Policia e Shtetit disponon fakte se vete gazetare te ketyre mediave i kane pohuar prokurorise se burimi eshte vete ajo. Policia e Shtetit thekson gjithashtu se ne qindra praktika te saj si me institucionet e shtetit shqiptar ashtu dhe me organizatat nderkombetare apo partneret tane nuk ka pasur as edhe nje rrjedhje te vetme - thuhet ne deklarate. Nderkohe shprehur vendosmerine per nje bashkepunim te plote ligjor me prokurorine Policia e Shtetit ben te ditur se denon edhe njehere rrjedhjen e perditshme te dokumenteve te hetimit ne shtypin e perditshem.
Akuzat e Prokurorise se Pergjithshme
Me ane te nje njoftimi per mediat dy dite me pare Prokuroria e Pergjithshme ngriti shqetesimin lidhur me informacionet e publikuara ne media per hetimet e ngjarjeve te 21 janarit. Sipas ketij institucioni ne hetime marrin pjese edhe institucione te tjera si policia eksperte te kriminalistikes apo te mjekesise ligjore. Pikerisht kur gjate hetimit kane qene edhe keta te fundit ka pasur rrjedhje informacioni ne media. Perpara se te shprehim vleresimin tone mbi kete shqetesim deshirojme te bejme me dije perpara opinionit publik se prokuroria gjate kryerjes se veprimeve te saj hetimore kerkohen njohuri te posacme nga eksperte te fushave perkatese bashkepunon edhe me institucione te tjera. Ndaj nisur nga komentet mbi te dhenat e publikuara ne media pavaresisht vertetesise apo deformimit te tyre si dhe nga verifikimet e kryera nga ana jone referuar ketyre rasteve eshte konstatuar se keto te dhena mbi te cilat eshte mbeshtetur media jane marre ne ato raste kur gjate procesit hetimor kane qene te perfshire edhe institucione te tjera sic jane Policia e Shtetit eksperte te kriminalistikes apo te mjekesise ligjore - thuhet ne njoftim. Sipas organit qendror te akuzes Ne asnje rast kur te dhenat e hetimit kane qene te administruar nga prokuroret dhe oficeret gjyqesore te ceshtjes nuk ka ndodhur qe te kete pasur rrjedhje informacioni mbi procesin hetimor. Prokuroria shqiptare ka ndjekur me perkushtim dhe profesionalizem detyrat e saj per te hetuar ne menyre te plote te gjithanshme dhe objektive per te gjitha rrethanat dhe pistat e hetimit si per ngjarjet e 21 janarit ashtu edhe ceshtje te tjera qe lidhen me punen e saj te perditshme - theksohet me tej ne njoftimin e saj.
Mjekesia Ligjore
Prokuroria kerkon te shkaterroje hetimin rrjedhja jo nga ne
Pas reagimit te Policise se Shtetit ne lidhje me akuzat e bera nga Prokuroria e Pergjithshme nje dite me pare Instituti i Mjekesise Ligjore eshte shprehur Ne asnje rast ne media nuk eshte pasqyruar asnje akt i hetimeve mjekoligjore te ketij institucioni. Me ane te nje deklarate per shtyp Instituti i Mjekesise Ligjore reagoi gjithashtu lidhur me pretendimet e bera nga Prokuroria e Pergjithshme dy dite me pare se informacionet ne media per hetimin e ngjarjeve te 21 janarit kane dale nga ekspertet e mjekesise ligjore. Keshtu ne lidhje me deklaraten e prokurorise te bere pardje ne media Instituti i Mjekesise Ligjore deklaron Asnje nga dokumentet apo provat e dosjes se 21 janarit te paraqitura ne media nuk ka lidhje me aktet e hetimit mjekoligjor te kryer nga ekspertet e Institutit vecmas apo ne bashkepunim me prokuroret. Ne asnje rast ne media nuk eshte pasqyruar asnje akt i hetimeve mjekoligjore te ketij institucioni - thuhet ne deklarate. Ndersa theksohet Akuzat e bera ne drejtim te Institutit te Mjekesise Ligjore synojne maskimin e dekonspirimit te qellimshem te veprimeve hetimore nga prokuroret me synimin e shkaterrimit te procesit hetimor mbi ngjarjet e 21 Janarit. Instituti i Mjekesise Ligjore fton institucionin e akuzes perpara se te angazhohet ne sulme te pabaza politike ndaj institucioneve te tjera te shfrytezoje te gjitha kompetencat ligjore dhe te ndermarre nje hetim te plote mbi botimin ne mediat e opozites te akteve sekrete te hetimit - thuhet ne perfundim te deklarates zyrtare te Mjekesise Ligjore.