Policia: Ja pistat qe po hetojme
Policia e Shkodres po e heton ngjarjen ne disa pista. Lidhja e pare behet me krimin e ndodhur me 20 shtator te ketij viti po ne fshatin Dajc, ku persona ende te paidentifikuar kane ekzekutuar prane shtepise se tij Enver Hysenin, 40 vjec, per motive ende te paqarta. Hetuesit po perpiqen qe te bejne nje lidhje mes dy ngjarjeve, por nuk kane gjetur ende prova, pasi viktima e dites se djeshme ka qene person pa probleme. Nje tjeter piste eshte ajo e nje konflikti te castit, por perfshirja e me shume se nje personi ne ekzekutim rrezon kete version. Burime policore thane se per te realizuar krimin eshte ngritur nje prite duke njohur levizjet e te riut Frederik Qersaqi. Por grupi hetimor po vlereson mundesine qe 23 vjecari fillimisht te jete vrare ne nje tjeter vend dhe me pas te jete hedhur prane kanalit te fshatit Dajc per te humbur gjurmet. Ai mund te jete transportuar me nje mjet, por ekspertet nuk zbuluan gjurme te gomave te makines, kjo pasi edhe shiu i dy diteve te fundit mund t'i kete prishur ato. Forca te shumta policie kane rrethuar te gjithe zonen e fshatit Dajc te Bunes diten e djeshme dhe kane ngritur postblloqe me qellim mbajtjen nen kontroll te situates dhe gjetjen e gjurmeve qe mund te cojne drejt zbardhjes se ngjarjes. Nderkohe qe behet e ditur se jane shoqeruar disa persona, identiteti i te cileve nuk eshte bere i ditur per arsye hetimesh.
Shifrat
Qe prej fillimit te ketij viti ne qarkun e Shkodres kane ndodhur 17 vrasje me po kaq viktima, pjesa me e madhe e te cilave jane ende pa autore. Policia i ka te gjitha dosjet ne proces dhe nje pjese e tyre dyshohet te kene ndodhur per hakmarrje.
"U tmerrova nga pamja, e njihja ate djale"
I tmerruar nga skena qe ka pare, Viktor K., banor i fshatit Dajc te Bunes, zone ku ndodhi krimi, ka njoftuar menjehere policine e Shkodres. Ai deshmoi dje per gazeten se po kalonte krejt rastesisht ne rrugen periferike, kur dalloi kembet e nje njeriu. "I dukeshin vetem kembet, atletet dhe nje pale pantallona. Trupi ishte hedhur brenda shkurreve, shume prane kanalit", rrefen Viktori. Ai thote se e ka gjetur ndersa kalonte dhe se e ka tmerruar pamja me te cilen eshte perballur. "E njihja per fytyre kete djale pasi kalonte shpesh ne zonen tone dhe menjehere njoftova policine. Nuk pashe persona te tjere ne ate moment. Ishte nje pamje makabre, pasi kishte marre shume plumba ne trup", vijon Viktori. Burime te policise vendore konfirmuan faktin se banori kishte gjetur i pari trupin dhe me pas i njoftoi per te shkuar ne vendngjarje. Zona ku u gjet 23 vjecari njihet si e parrahur nga banoret dhe vetem rastesia ka zbuluar trupin pajete. Ne pyetje jane marre te gjithe banoret e fshatit nese kishin degjuar te shtena armesh apo pare persona te dyshimte ne zone.