Punonjesit e Pedagogjikes, tre muaj pa rroga
Punonjesit e sherbimeve prane shkolles se Mesme Pedagogjike ne qytetin e Beratit kane tre muaj pa paga, nderkohe qe problemi ende nuk po gjen zgjidhje. Kuzhinieret, pastruesit, mirembajtesit dhe rojet kane ngritur zerin per mosmarrjen e pagave te tre muajve te fundit. Shkak mesohet te jete bere mos rakordimi midis Ministrise se Arsimit dhe bashkise se Beratit. Kalimi i konviktit nen administrimin e bashkise ka bere qe te mos zgjidhet problemi i pagimit per kete kategori punonjesish. Burime nga konvikti i shkolles bejne me dije se pas vendimit te Keshillit te Ministrave per kalimin e konviktit nen administrimin e bashkise ka kaluar prane ketij institucioni dhe fondi perkates per pagesen e plote 28 punonjesve. Por, ndonese, eshte bere transferimi i fondit, punetoret nuk jane paguar. Nderkohe qe punonjesit presin marrjen e rrogave, burime nga bashkia bejne me dije se ende nuk eshte bere transferimi i ketij fondi te prapambetur nepermjet Deges se Thesarit.