Ekzekutohet ne prite 23-vjecari
Shkoder- Trupi i masakruar me bresheri armesh i nje 23 vjecari eshte gjetur pasditen e djeshme nga nje banor i fshatit Dajc te Bregut te Bunes, Shkoder, i hedhur ne nje zone te mbuluar me shkurre. Ekzekutimi i Frederik Qersaqit sipas policise besohet te kete ndodhur mesnaten e se dieles, ndersa autoret mund ta kene vrare ne nje tjeter vend dhe me pas transportuar per ta hedhur ne kete zone. Hetuesit po perpiqen qe te bejne lidhjen me vrasjen e Enver Hysenit me 20 shtator te ketij viti, po ne kete zone, ndersa familjaret jane shprehur se Frederiku nuk shkonte ne shtepi prej tre ditesh dhe shpesh flinte tek shoket. Uniformat blu shoqeruan 20 persona, pjesa me e madhe e te cileve shoke te viktimes. Dyshohet qe krimi te kete ndodhur per hakmarrje ose per motive banale. Ekspertet vune re se per te vrare 23 vjecarin jane perdorur te pakten dy arme, nje automatik dhe nje pistolete.
Ngjarja
Rreth ores 14:00 te pasdites se djeshme policia e Shkodres ka marre nje telefonate nga banore te fshatit Dajc, se trupi i nje te riu ishte gjetur i bere shoshe nga plumbat dhe i hedhur prane nje kanali te mbuluar me shkurre. Menjehere ne vendngjarje kane shkuar dy patrulla policie, nje grup ekspertesh dhe prokurori i gatshem. Nga keqyrja dhe hetimi paraprak eshte konkluduar ne faktin se viktimes i eshte ngritur nje prite per ekzekutimin. Shume prej banoreve e njihnin te riun si fytyre, pasi kalonte shpesh ne kete zone. Policia tha se viktima eshte Frederik Qersaqi, 23-vjec, lindur dhe banues ne fshatin Mushan te komunes Dajc te Bregut te Bunes. Burime nga vendngjarja thane se vendi ku eshte hedhur trupi eshte nje zone e parrahur, rruge periferike e fshatit Dajc, e quajtur "Lisi ne varre", jo shume larg baneses se viktimes. "Viktima eshte qelluar me dy lloj armesh, pistolete dhe me "Kallashnikov" dhe ne trup ka pasur shume plage plumbash", thane burime zyrtare te policise vendore. Ekspertet mendojne se vrasja ka ndodhur gjate dites ose mbremjes se diel.
Hetimet
Ekspertiza mjeko-ligjore pritet te zbardhe oren ne te cilin ka ndodhur krimi. Policia tha se viktima ka qene nje person pa precedente penale dhe probleme. Ne komisariat deri mbremjen e djeshme jane shoqeruar 20 persona, pjesa me e madhe e tyre shoke te 23 vjecarit Frederik Qersqai. Hetuesit mendojne se ekzekutimi ka qene i paramenduar dhe mireorganizuar, ndersa eshte ngritur nje prite nga autoret. Por nuk perjashtohet edhe pista qe Qersaqi te jete vrare ne nje tjeter vend dhe me pas te jete transportuar dhe hedhur prane zones dhe ku banon. Ne krim mendohet se jane perfshire me shume se dy persona dhe jane perdorur dy arme per ekzekutim. Gjate marrjes ne pyetje familjaret e viktimes jane shprehur se Frederiku nuk kishte shkuar ne shtepi qe prej tre ditesh. Por kjo nuk ishte hera e pare, pasi shpesh ai flinte edhe tek shoket dhe miqte e tij.