Permbytjet ne Shkoder Topalli Rama je katil Rozeta Rapushi
Katil ne shpirt e quajti dje nga Shkodra Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kreun socialist Edi Rama. Vetem pak minuta pas deklaratave te ashpra te bera nga Rama se faji i situates se krijuar nga permbytjet ne qarkun e Shkodres eshte i qeverise dhe paaftesise se saj Topalli tha se vetem Rama mund te qeshe dhe tallet me banoret e zonave te permbytura. Une nuk kam pare ndonjehere dhe skam lexuar ne historine e vendit tim qe kur nje pjese e rendesishme e popullsise eshte ne ankth dhe frike kryetari i nje formacioni politik qesh tha Topalli. Madje sipas saj ne historine e Shqiperise nuk ka ndodhur kurre qe nje kryetar i nje force politike te shkoje ne Pogradec te tallet te qeshe me ata banore te cilet vuajne ankthin dhe friken qe sjell uji dhe te flase per kutite. Kjo nuk eshte cinizem sadizem por kjo do te thote te jesh katil ne shpirt dhe te jesh kunder te gjithe atyre qe qajne qe kane lot ne sy edhe frike. Ai qesh kur te tjeret qajne dhe qan kur te tjeret qeshin. Kjo ka vetem nje emer ai eshte katil kritikoi ashper Topalli. Ajo replikoi ne distance me Ramen gjithashtu edhe per pretendimet e ngritura per rishikimin e buxhetit te shtetit per vitin e ardhshem per ti ardhur ne ndihme zonave te permbytura dhe vendit. Me argumentimin se projekte me te medha duhet te realizohen per te parandaluar situata te ngjashme ne Shkoder. Por sipas Topallit Rama e kishte mundesine te lejonte deputetet e tij te jepnin votat e tyre ne Kuvend dhe nuk e beri nje gje te tille as per projektet as per Shkodren. Perpara disa ditesh kur Kuvendi i Shqiperise ishte mbledhur per te votuar Buxhetin e vitit te ardhshem ne te cilin jane parashikuar shume investime per Qarkun e Shkodres ashtu si edhe per qarqe te tjera ku ka projekte konkrete qe i sherbejne ketij qarku per te perballuar situata te veshtira. Me dukej gati e pabesueshme qe Rama te urdheronte deputetet e PS te iknin nga salla dhe te mos votonin per keto fshatra te permbytur per kete qark ne veshtiresi per kete bashki qe eshte ne ankth nga uji qe e rrethon theksoi Topalli duke hedhur keshtu poshte pretendimet e Rames per rishikim si nje mundesi qe ai e humbi vete dhe qellimisht. Sipas Kryetares se Kuvendit kreu i opozites kerkon te perfitoje politikisht mbi fatkeqesi te tilla natyrore dhe ndaj qesh e kenaqet per situata te tilla ne vend qe te lejonte deputetet qe te merrnin pjese ne votim dhe te kontribuonin per projektet e shumta dhe per Shkodren ne vecanti.