E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Jo automjete përgjuese në protestë

Policia e Shtetit informon se nuk ka asnjë mjet përgjues në protestën e PS-së siç pretenduan deputetë socialistë në fjalën e tyre. Sipas Policisë nuk ka asnjë pajisje përgjuese për kontrollin e telefonave. "Nuk ka asnjë pajisje përgjuese për të monitoruar tubimin. Policia ka marrë çdo masë për zhvillimin normal të tubimit", thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.
Më herët deputeti Fatmir Xhafa më pas edhe Erjon Braçe thanë se një afërsi të kryeministrisë ndodhej një makinë që përgjonte telefonat e deputetëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›