Të dyzetat e Edi Ramës
Besjan Pesha
Ç’të bëjmë, nëse nuk vin
im na heqin nga puna, tani na gjeti belaja se drejtori thotë që duhet dhe të rrimë gjithë natën këtu, përndryshe s’ka më bukë për fëmijët”. Kështu po qahej dje Blerimi (mbiemrin nuk po e përmend që të mos penalizohet), një nga punonjësit e një prej ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës.
Firmosa një herë kur hipa në autobus në Berat, por tani na kanë kërkuar që të firmosim prapë, e zeza po nuk e gjeta drejtorin, më hoqën nga puna”, po tregonte gati në dëshpërim Bruna, një punonjëse e Bashkisë së Beratit.
Ky nuk është aspak fiction dhe unë marr përgjegjësi të plotë për çdo fakt të hedhur në këtë shkrim. Protesta e djeshme e opozitës, përveçse i ngjante një mitingu mortor, ku njerëzit vijnë nga halli e jo nga qejfi, ishte dhe treguesi i radhës i dëshpërimit që ka kapur Partinë Socialiste dhe sidomos drejtuesin e saj. Dje mbusheshin plot dyzet ditë që nga humbja dhe vdekja politike e Edi Ramës në zgjedhjet e 28 qershorit dhe njeriu i pakallur me forcën e pushtetit që administron në bashkitë e qeverisura prej PS detyroi mijëra punonjës që të linin punët, familjet dhe hallet e përditshme e të vinin në ksollin opozitar. Të ndarë në ngastra, sipas qyteteve nga të cilat vinin, punonjësit drejtoheshin nga kryetarët e Bashkive dhe drejtorët përkatës, të cilët gjatë gjithë kohës shëtisnin sa lart e poshtë me një listë prezencë në dorë, duke kërcënuar cilindo që tentonte të largohej.
Midis parullave të prodhuara nga zyra e propagandës binte në sy edhe njëra shumë domethënëse, “Vota është e shenjtë”. Kjo parullë u përdor gjatë grevës së urisë të deputetëve, të drejtuar nga Ilir Meta, dhe ajo parullë atëherë realisht simbolizonte shqetësimin e madh që ne ngritëm për mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve, për shkak të hartimit të një Kodi Zgjedhor që ju hiqte mundësinë partive të tjera, veç PS e PD, që të përfaqësoheshin në komisionet e numërimit të votave me përfaqësuesit e tyre. Në atë kohë Edi Rama qesëndiste duke injoruar të gjitha aksionet e organizuara nga LSI dhe vota për të në ato momente nuk ishte aspak e shenjtë, të paktën jo ajo e LSI. Nuk humbi asnjë rast Edi Rama në ato ditë përpara një viti që të nxirrte baltëhedhësit e tij për të përbaltur atë kauzë që arriti të mobilizonte me mijëra qytetarë, të cilët ishin realisht të shqetësuar mbi kodin e ri dhe farsën elektorale që rrezikohej të përgatitej. Kjo është arsyeja se përse dje në shesh nuk pati as edhe një qytetar të vetëm të lirë dhe të pavarur financiarisht nga Partia Socialiste. Kjo është arsyeja se përse dje PS e braktisën të gjithë miqtë dhe simpatizantët dhe se përse dje sheshi ishte mbushur me mercenarë të detyruar që mezi pritën të largoheshin. Dje nuk ishin vetëm të dyzetat e Edi Ramës, dje filloi dhe vdekja e një Partie dikur të madhe, asaj Socialiste. Jam i bindur se askush nuk do t’ia harrojë kërcënimet me bukën e gojës drejtuesve të bashkive dhe jam i sigurt se votat realisht të shenjta të qytetarëve shqiptarë nuk do të shkojnë më dëm për demagogë që nuk besojnë në asgjë, por janë të gatshëm të thonë çdo gjë për të ardhur në pushtet.
Dje në miting gjithashtu kishin ardhur edhe të gjithë ata që ndejtën pa gjumë e pa bukë për ditë të tëra që të numëronin e mbronin votat e Partisë Socialiste. Por në vend që të respektoheshin nga partia e vet për sakrificën dhe mundin e bërë ata të gjithë janë kthyer në bashkëfajtorët e një faji që nuk është kryer. Ata janë bërë shtrigat e radhës të një gjuetie që nuk dihet se si nisi e kur do të mbarojë. Por një gjë është e sigurt, asnjë prej tyre nuk do e ribëjë atë sakrificë për këtë parti mosmirënjohëse. Dje në shpirtin e tyre u këput dhe lidhja e fundit me atë parti.
Dje në miting nuk pati entuziazëm, sepse në mort nuk ka emocione ngazëlluese. Nuk pati as thirrje e brohorima plot ovacion. Nuk pati asnjë qytetar të lirë në atë protestë të vakët dhe pa shpirt. Askush nuk i dëgjoi oratorët e varfër që ligjëronin atë që as vetë nuk e besonin. Dje në miting të gjithë ishin të dëshpëruar sepse edhe pse ende jo të vetëdijshëm, brenda zemrës të gjithë e ndien se Partia Socialiste vdiq pikërisht në të dyzetat e Edi Ramës.