Arrin në 2 mln numri i aplikimeve për pasaporta biometrike

Zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, informoi sot se dje më datë 24.08.2011, ora 13:30 është kryer aplikimi i dymiliontë për pasaportë biometrike.
“Kemi arritur në 2 milion aplikime për pasaporta biometrike, janë prodhuar nga kompania “Aleat” 1 970 000 pasaporta dhe janë tërhequr nga qytetarët 1 920 000 pasaporta. Kjo është një arritje e konsoliduar për procesin e integrimit europian të tërësi dhe në veçanti për standardet që mundësuan lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen”, u shpreh Poni.
Ai informoi gjithashtu se deri më tani janë kryer 2 847 000 aplikime për letërnjoftime elektronike, nga të cilat janë prodhuar 2 824 000 dhe janë tërhequr nga qytetarët 2 679 000. Zv.ministri i Brendshëm u shpreh se kompania koncesionare “Aleat” ka vënë në dispozicion kapacitete prodhuese të atilla që përballojnë lehtësisht fluksin e aplikimeve nga qytetarët. Kështu javën e fundit ka pasur 21 mijë aplikime për pasaporta kur kapaciteti prodhues javor është 40 mijë. /S.Ll/Start/
2011-08-25 15:59