E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Kufitare, kontroll te huajve

Gjirokaster -Kapja ne kufi e nje shtetasi grek qe transportonte droge, ka bere qe efektivat e Drejtorise Rajonale te Policise Kufitare dhe Migracionit ne Gjirokaster te nisin nje kontroll per rregullsine e lejeqendrimeve dhe dokumentacionit perkates te shtetasve te huaj qe jetojne dhe punojne ne rrethet e Permetit, Tepelenes dhe Gjirokastres. Sipas burimeve zyrtare te policise, aktualisht figurojne te regjistruar rreth 100 shtetas te huaj qe jetojne dhe punojne ne Qarkun e Gjirokastres. "Pjesa me e madhe e tyre jane specialiste dhe punonjes ne firmat e huaja qe punojne kryesisht ne projektet ne infrastrukturen rrugore", thote drejtori Vasil Valera. Nderkohe ne kete liste bejne pjese edhe emrat e disa personave te tjere te cilet kane celur aktivitete te ndryshme private kryesisht ne tregti, servise automjetesh etj.

B.K


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›