E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrihet shqiptari, per nje cigare

PESCARA - Nje shqiptar eshte rrahur nga dy italiane per nje cigare. Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Peskares, kur nje 24-vjecar, me banim ne kete qytet. Ky i fundit eshte sulmuar ne rrugen "Kaboto numer 3", ne oret e para te mengjesit te djeshem. I riu, emri i te cilit nuk eshte bere i ditur, eshte plagosur ne pjese te ndryshme te trupit por ndodhet jashte rrezikut per jeten, nen kujdesin e mjekeve te spitalit te qytetit. Sipas deshmise, ai ka qene duke ecur, kur i jane afruar dy italiane, qe i kane kerkuar cigare por me pas e kane sulmuar duke e qelluar me grushta dhe shqelma. Policia eshte vene ne kerkim te dy personave qe jane identifikuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›