Lufta e ftohte mes PS dhe LSI
Pervijon cdo dite e me shume lufta mes PS dhe LSI-se. Per me shume se dy jave
nuk kane reshtur pothuajse asnje dite akuzat dhe kunderakuzat mes tyre ne deklaratat e bera nga selite perkatese. Kesisoj, dhe dje nuk u harrua te replikohet ne distance mes eksponenteve te PS dhe LSI. Nga njera ane, jane socialistet qe ftojne e riftojne LSI per t'u kthyer ne familjen e perbashket, por duke mos harruar t'i theksojne asaj se tashme duhet te heqe dore nga karrigia kryeministrore. Ne anen tjeter, LSI nuk lekundet nga qendrimi i saj, per te mos u kthyer me prapa, dhe duke insistuar per nje marreveshje mes PS-PD per reformen zgjedhore.
"Deshirojme me gjithe zemer qe Meta dhe LSI te rikthehen ne shtepine e perbashket, te cilen e kemi hapur per cdo shqiptar qe do te shkruaj me ne historine e re te ketij vendi. Nuk mund ta leme Shqiperine peng te Sali Berishes, vetem per nje karrige kryeministrore". Kjo ka qene dhe nje thirrje tjeter e ardhur nga Partia Socialiste per lidershipin e LSI-se, duke kerkuar ne kete menyre nje ribashkim mes ketyre dy partive per sfiden e zgjedhjeve te vitit 2009. Ishte, deputeti socialist, Taulant Balla, i cili dhe ne kete apel me te fundit i ardhur nga selia roze, serish u fokusua tek arsyeja kryesore qe solli ndarjen e LSI-se nga koalicioni i vjeter opozitar. E sipas tij, eshte pikerisht karrigia kryeministrore, ajo qe solli nje ndarje te tille. Per kete arsye, Balla theksoi se "duke e pare Ilir Meten si nje mik dhe nje aleat te vjeter, ne e shohim me shume keqardhje rikthimin ne batakun e vjeter te politikes se zhgenjimit".
Por ka reaguar menjehere Kryetar i Keshillit Drejtues Kombetar te LSI, Haxhinasto. "Artikulimet politike intrigante e irracionale te disa lidereve te PS nuk perbejne asnje shqetesim per nje alternative te shendetshme si LSI dhe e majta per integrim, qe me identitetin e tyre te spikatur te majte vene ne krize zoti Edi Rama". Kjo ka qene kunderpergjigjja e dhene dje nga LSI ndaj thirrjes se ardhur nga selia roze, per rikthim ne familjen e perbashket. Pikerisht ndaj kesaj thirrje, kryetari i KDK-se LSI-se, Edmond Haxhinasto deklaroi se "nisur nga deklarimet e papergjegjshme te disa perfaqesuesve me identitet te dyzuar ne lidershipin e PS, LSI i ben thirrje serish haptas dhe publikisht zotit Rama dhe te tijve, qe te kthehen ne institucionet kushtetuese te ketij shteti dhe ne komisionin e reformes zgjedhore. Gjithashtu i bejme Rames qe te nxjerre ne tavoline, marreveshjen PS- PD".
O.Xhilaga
Balla
"Ne e shohim me shume keqardhje rikthimin ne batakun e vjeter te politikes se zhgenjimit dhe deshirojme me gjithe zemer qe Meta dhe LSI te rikthehen ne shtepine e perbashket, te cilen e kemi hapur per cdo shqiptar. Nuk mund ta leme Shqiperine peng te Sali Berishes, vetem per nje karrige kryeministrore".
Haxhinasto
"NATO njeh dhe negocion me shtetin ligjor, qe respekton institucionet dhe voten e lire te popullit dhe jo politiken okulte dhe komplotiste te tipit PS-PD jashte institucioneve. Retorika e tipit "as i majte-as i djathte", z. Rama vazhdon t'i sherbeje Berishes duke rrenuar identitetin e te majtes ne Shqiperi"