E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Nuk i rrahëm serbet e arrestuar

Policia e Kosovës ka reaguar sot ndaj shkrimeve të publikuara në disa Web-site, të disa mediumeve nga Serbia, veçmas ndaj shkrimit: “Tukli su me Kosovski Specijalci”.

Në reagim thuhet:

Pas shqyrtimit dhe analizimit te shkrimit “Tukli su me Kosovski Specijalci”të publikuar sot në ueb-site të disa mediumeve nga Serbia, duke përfshirë këtë të B92.net, konsiderojmë që për hir të njoftimit të opinionit publik me të vërtetën si dhe pasqyrimit të rrethanave faktike dhe të veçanta lidhur me rastin që kanë trajtuar disa media nga Serbia, tua adresojmë reagimin në fjalë dhe në të njëjtën të ju informojmë në tersi lidhur me rastin dhe veprimet policore.
Më 07.01.2013 në ora 11:35 për shkaqe të sigurisë së përgjithshme dhe të z.Aleksander Vulin i cili ishte nën përcjellje të policisë së Kosovës, në Graçanicë, Policia e Kosovës me dyshimin e arsyeshëm ka shoqëruar në stacion policor nëntë (9) persona për identifikim dhe verifikim.
Lidhur me këtë rast policia ka kontaktuar prokurorin përkatës dhe të gjitha veprimet e policisë janë kryer sipas autorizimeve të prokurorit.

Personat e dyshuar janë ndaluar nga policia bazuar në autorizimin e prokurorit, pasi që gjatë përcjelljes së eskortës se Vulin e cila ishte përgjegjësi e Policisë së Kosovës, të njëjtit me dy vetura private kishin sjellje dhe veprime të dyshimta si dhe veshje të njëjtë të të gjithë personave, prandaj për shkak të sigurisë së personalitetit policia i ka ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor .

Për hir të informimit të drejt të opinionit publik të mbështetur mbi bazën e fakteve relevante, raporteve zyrtare dhe të së vërtetës ju adresojmë këtë reagim për publikim në mënyrë që të mundësoni informimin e drejt të publikut.
Të gjitha veprimet policore janë kryer konform parimeve, procedurave dhe autorizimeve ligjore që ka policia, në asnjë mënyrë Policia e Kosovës nuk ka ushtruar forcë ndaj asnjë personi të ndaluar dhe publikimet e tilla nuk qëndrojnë dhe nuk janë të vërteta.

Ne i kemi kontaktuar edhe organet e drejtësisë, zyrtarët kompetent për të pranuar informacione zyrtare rreth sjelljeve të zyrtarëve policorë në objektet e tyre dhe të njëjtit përmes raporteve, procesverbalit si dhe deklaratave të nënshkruara nga vet personat e ndaluar, thuhet se janë trajtuar në mënyrë të drejt dhe profesionale nga njësitet policore. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›