Aksidentet, edhe 6 të plagosur
Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga
aksidentet rrugore në Tiranë. Në lidhje me
to, policia e kryeqytetit bëri të ditur se ka
dërguar për ndjekje penale shkelësit e ligjit, ndërsa
të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave zyrtare, Skënder Subashi, 56 vjeç,
është dërguar për ndjekje penale, pasi rreth orës
08.00 të mëngjesit, te "Liceu", duke drejtuar mjetin
"Mercedes Benz", me targë TR 1794 P, ka aksidentuar
këmbësorin Mitat Lamçe, 81 vjeç, banues në Tiranë,
i cili ndodhet në spital nën kontrollin e mjekëve.
Ndërkaq, filloi procedimi penal në gjendje të lirë
edhe për shtetasin Muhamet Gërxhaliu, 42 vjeç,
banues në Kosovë. Ky person, rreth orës 11.00 në
Kamëz, duke drejtuar mjetin "Isuzi", me targë 233
KS 905, ka aksidentuar këmbësorin Mark Prendi, 90
vjeç, banues në Kamzë. I dëmtuari është dërguar
në spital, ku gjendja e tij shëndetësore nuk është
paraqitur e mirë, edhe për shkak të moshës së madhe,
por tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa për aksidentin e tretë, policia shpjegoi se
filloi procedimi penal në gjendje të lirë për Ardit
Bylon, 39 vjeç, banues në Vlorë. Ky person, rreth
orës 12.00, teksa qarkullonte në rrugën e Yzberishit,
duke drejtuar mjetin "Land Rover", me targë TR 5367
S, është përplasur me motorin "Fortune", pa targa, i
drejtuar nga Adrian Pula, 38 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e kësaj përplasjeje, është aksidentuar e
ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën Adriani.
Në një aksident tjetër kanë mbetur të plagosur dy
persona. Për këtë, policia ka dërguar për ndjekje
penale në gjendje të lirë, Ndoc Çardakun, 41 vjeç,
banues në Shkodër. Ky person, teksa ka qenë duke
udhëtuar, te "Kthesa e Kamzës", rreth orës 19:00, me
mjetin e tij "Renault", me targa të huaja 97 D 3285,
është përplasur me motorin "Piaggio", pa targa, të
drejtuar nga Agim Kurti, 39 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar lehtë drejtuesi
i motorit, e ndodhet në spital jashtë rrezikut për
jetën bashkëshortja Hajrie Kurti, 37 vjeçe, e cila
ishte pasagjere në motor. Ndërsa për aksidentin e
fundit, policia tha se ka ndodhur rreth orës 20:30,
te rruga e Laknasit. Për këtë, u dërgua për ndjekje
penale në gjendje të lirë, Abdi Osmani, 57 vjeç, i cili
duke drejtuar mjetin motokarro "Kama", me targë
TR 7595 N, është përplasur me motorin "Yamaha",
pa targa, të drejtuar nga Gentian Rizmati, 19 vjeç.
Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në
spital jashtë rrezikut për jetën.