Policia, Premci: Kete vit shume suksese

“Shpreh bindjen se ne keto vite strukturat e Policise se Shtetit kane kaluar shume peripeci, kane ndryshuar ne permbajtje, direktiva dhe strategji”, eshte shprehur drejtori i pergjithshem Ahmet Premci.
Ne te njejten ore, rreth 200 ish-oficere te policise te dale ne lirim festonin ne ambientet e nje tjeter hoteli, qe perdorej dikur vetem per ushtarake.
Per ta, heqja e disa prej eksperteve nga policia ka qene abuzive, nderkohe qe komentojne edhe per nje situate jo te sigurte ne vend.
“Gjithe situata qe ka kaluar Shqiperia eshte nje tranzicion i tejzgjatur, qe ka goditur edhe policine. Me vjen keq qe ky tranzicion e la nje pjese te policise jashte strukturave te saj”, ka deklaruar ish-drejtori i pergjithshem Bilbil Mema.
“Ka nje lufte selektive ndaj krimit. Ka nje largim nga interesat e qytetarit”, eshte shprehur Artan Didi, ish-drejtor i forcave speciale.