E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet Ristani Perseritje te votimit ne disa zona

Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Arben Ristani është shprehur për Albanian Screen mbi problematikën teknike në tre njësi votimi ku do të duhet të përsëriten pjesërisht  zgjedhjet.

“Në përgjithësi procesi ka ecur i qetë, brenda standarteve të kërkuara. Kemi pasur vetëm 8 qendra votimi që nuk janë hapur. Pra, është një shifër shumë e vogël nga 2009-a dhe shumë më e vogël nga zgjedhjet e 2007-ës. Çështjet më të vështira janë disa gabime teknike në 3 komuna ku procesi praktikisht dështoi dhe do duhet të përsëritet. Bëhet fjalë për dy komuna të Elbasanit dhe një në Korçë, ku ka pasur difekte në fletët e votimit dhe do të ketë një përsëritje të pjesshme të zgjedhjeve, pasi diku janë bërë për kryetarin, por s’kanë arritur të bëjnë për anëtarët, si dhe mos hapja e 6 qendrave të votimit në komunën e Shllakut”-tha Ristani.

Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi vlerëson si të drejtë shqetësimin e socialistëve për bojën matrikuluese.

“Pasi boja u vu në gishtin tim dhe votova brenda 2 apo 3 minutash. U mundova të fshij gishtin me letër të lagur dhe vura re që boja u fshi menjëherë. Ka një problem në kohën e tharjes së bojës, por ka dhe një të vërtetë që PS e tha që në fillim, por që nuk mori vëmendjen e duhur të KQZ-së. Akti i ekspertimit të laboratorit thotë që boja matrikuluese jep efektin e saj për të mos u fshirë 3 minuta pasi është timbrosus gishti. Unë mendoj se koha nuk është e saktë. Kërkon një kohë më të gjatë. Ajo është fshirë dhe fshihet lehtësisht ashtu siç më ndodhi edhe mua”-tha nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur për të tretën herë për të diskutuar ecurinë e procesit zgjedhor. Partia  Socialiste ka paraqitur, ankesë pasi sipas saj strukturat e policisë së burgjeve, se po shoqëron me furgonë të policisë të burgosur për të votuar.

Sipas përfaqësuesit të Partisë Socialiste ka pasur dhe raste presioni apo intimidimi të votës. Përfaqësuesi i “Aleancës për Qytetarin”, Njazi Kosovrasti është shprehur për të drejtën e të burgosurve apo paraburgosurve për të votuar. 

Përfaqësues të “Aleancës për Qytetarin” shprehën shqetësimin për largimin e komisionerëve socialistë në komunën Dhërmenas, ndërsa është njoftuar gjatë mbledhjes, kthimi i komisionerëve dhe rifillimi i procesit zgjedhor.

Delina Bitraku

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›