Dibër, qindra banorë gdhihen në qiell të hapur
Tashmë kanë nisur edhe komplikacionet e para për fëmijët, 40 prej të cilëve janë shtruar në spitalin e Bulqizës. Banorët shprehen se mungojnë çadrat për të banuar përkohësisht, ndërsa kanë zgjedhur mjete alternative për të kaluar natën.
Mbulojat me plasmasë në toka të hapura, janë zgjidhjet që kanë gjetur të pa strehët. Banorët e fshatrave të Gjoricës dhe Shupenzës shprehen të irrituar nga situata dhe mos ndihmat e marra nga institucionet.
“Na premtuan, por nuk na sollën as çadra dhe as ushqime”, - thanë banorët e dëmtuar nga tërmeti. Banorët kërkojnë ngritjen e një kampi me çadra ku të sistemohen përkohësisht. Tërmeti i nisur të dielën, ende nuk ka pushuar.
Lëkundjet vijojnë sërish, ndërsa kjo për banorët do të thotë më shumë arsye për të mos hyrë në ndërtesat e tyre. Instituti Sizmologjik në Tiranë bën me dije se ka pasur 15 lëkundje gjatë natës dhe se lëkundja më e fortë ka qenë me magnitudë 3 ballë. Sipas specialistëve, lëkundjet janë të natyrshme dhe do të vazhdojnë.