E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seks mes te miturish, nje ne pranga

Korce- Kryerja e marredhenieve homoseksuale me te mitur dhe vjedhja pas seksit e vareses se viktimes, ka vene nen akuze nje 14-vjecar nga qyteti i Korces. I mituri eshte arrestuar nga policia vendore diten e djeshme dhe pas disa oresh hetimi, eshte lene ne gjendje te lire per shkak te moshes. Ndaj tij eshte ngritur akuza e "kryerjes se marredhenieve homoseksuale dhe veprimeve te turpshme", me nje bashkemoshatarin e tij. Ngjarja ka ndodhur 12 dite me pare, por e diktuar nga prinderit e 14 vjecarit me te cilin dyshohet se eshte kryer abuzimi, vetem dy dite me pare. Gjate kallezimit ne polici, i demtuari ka deshmuar se i dyshuari A. P., i ka marre edhe varesen e floririt nga qafa. Priten ekspertizat mjeko-ligjore per te vertetuar akuzen e ngritur ndaj te miturit.

Policia e Korces beri dje te ditur se eshte arrestuar 14-vjecari A. P., banues ne lagjen nr. 12 te qytetit, pasi ne komisariat kishte mberritur nje denoncim ne ngarkim te tij per vepren penale te "kryerjes se veprave te turpshme" dhe per "vjedhje". Sipas policise, A. P., akuzohet se 12 dite me pare, me anen e mashtrimit ka kryer marredhenie homoseksuale me nje bashkemoshatarin e tij, banor i se njejtes lagje. Gjithashtu viktimes se tij ai kishte mundur t'i vidhte edhe nje varese floriri. Burime nga Policia e Korces bejne te ditur se kane qene familjaret e viktimes, qe pasi kane mesuar nga femija e tyre ate cfare kishte ndodhur 12 dite me pare, depozituan edhe kallezimin penal ne polici.

Burime zyrtare konfirmuan se pas marrjes se deklarimeve, te cilat nuk behen te ditura per shkak te hetimit te metejshem, i mituri per shkak te moshes, do te hetohet ne gjendje te lire.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›