E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e karburantit, prangoset i katerti

Korce- Policia e Korces ka arritur te vendose ne pranga edhe personin e kater, i cili se bashku me tre persona te tjere, te arrestuar, akuzohen per grabitjen e armatosur te disa personave qe luanin bixhoz ne nje pike karburanti. Policia bene te ditur se eshte arrestuar 19-vjecari Mateo Alikaj, banor i lagjes nr. 14 ne qytet, i cili figuronte ne listen e personave te shpallur ne kerkim. Sipas policise, Alikaj akuzohet se se bashku me tre persona te tjere, tashme te arrestuar, me 27 tetor te vitit te kaluar, ne piken e karburantit Shell, kane kryer nje grabitje te armatosur, ku kane marre nje sasi te konsiderueshme lekesh dhe kane plagosur tre persona. Nen kercenimin e armeve, ata grabiten nje sasi te konsiderueshme te hollash te karburantit "Shell". Si pasoje e te shtenave me arme zjarri, u plagosen tre persona, njeri nga te cilet me rende. Ndersa shoket e 19-vjecarit Alikaj, rane ne prangat e policise nje dite pas grabitjes, ai mundi te shpetoje, duke u larguar per ne shtetin fqinj, Greqi. Kane qene inspektoret e Policise Kriminale, te cilet rane ne gjurmet e 19-vjecarit, qe vetem disa dite me pare ishte kthyer ne shtepi, ku dhe qendronte i fshehur. Policia beri te ditur se ne momentin e arrestimit iu gjeten edhe disa doza kanabis sativa.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›