AI: Shqipëria vazhdon të dështojë, korrupsioni pjesë e ditës
Tiranë- Shqipëria vazhdon të dështojë në udhëheqjen dhe në kryesinë e vendit dhe kjo shihet pikërisht në korrupsionin dhe në mungesën e paanshmërisë në çdo pjesë të jetës së përditshme.
Kështu shkruhet në rapottin e Amnesty International i cili drejton kritika të ashpra për vendin tonë.
Jezerca Tigani, zv/drejtoreshë për Europën në IA ka thënë për Zërin e Amerikës se shoqeria civile në vendin tonë është zhgënjyar nga politika shqiptare.
Po ashtu se si shoqëria shqiptare dhe ajo civile kanë humbur krejtësisht besimin në autoritetet shqiptare dhe në udhëheqjen e vendit. Unë do të marr një prej pjesëve ku AI ka punuar për shumë vite, siç është dhuna kundër grave, sidomos dhuna në familje kur në nëntor 2011 u hap për herë të parë streha kombëtare për gratë që kanë kaluar dhunën në familje. Jemi tani pak më tepër se 6 muaj dhe kemi dëgjuar raporte shumë të vështira dhe të këqija për mënyrën se si kjo strehë është duke punuar në Tiranë- tha zonja Tigani.
Ndërkohë raporti i AI pritet të publikohet në vazhdim online ku do të vërehen kritikat e plota që organizata bën në drejtim të Shqipërisë.