Alarm për bombë tek kompleksi Taiwan, policia evakuon qytetarët
Tiranë- Një telefonatë e mbërritur në orën 11:35 minuta në zyrën operacionale të policisë së Tiranës ka lajmëruar se në kompleksin Taiwan në qëndër të Tiranës është vendosur një bombë.
Policia tani po bën evakuimin e të gjithë personelit të këtij kompleksi dhe të të gjithë klientëve që ndodheshin aty. Duke krijuar edhe një panik mes qytetarëve që ndodheshin aty pranë teksa në zonën e gjelbër nuk lejohet të kalojë askush.
Blutë e kryeqytetit janë alarmuar për këtë telefonatë pasi personi që ka telefonuar ka dhënë një informacion që thuhet të ishtë i sigurt dhe numri i tij ishte i dukshem.
Mësohet se telefonata ka mbërritur në sallën operative të Vlorës, nga një perosn i seksit mashkull. Policia dhe ekspertët po punojnë dhe po bëjnë një kontroll të imtësishëm në të gjithë këtë kompleks teksa forca xheneire dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë policia dyshon se ka qënë një alarm i rremë.