E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia Tirane 6 ne pranga per vepra te ndryshme penale

TIRANEuml- Punonjesit e Policise se kryeqytetit kane arrestuar sot 6 persona te dyshuar per kryerjen e disa veprave penale. Zyra e shtypit e Policise se Tiranes beri te ditur se punonjesit e Komisariatit nr. 1 arrestuan 35 vjecarin Agim Peposhi per te cilin Gjykata e Tiranes kishte vendosur 9 muaj burg per vepen penale te mashtrimit.

Ndersa punonjesit e Komisariatit nr. 2 vune ne pranga 24 vjecarin Jetmond Arifaj pasi Gjykata e Tiranes e kishte denuar me 6 muaj burg per vjedhje si dhe Florian Pinarin i cili ka tentuar te vjedhe bicikleten e nje shtetaseje si dhe disa sende personale.

Gjithashtu edhe sherbimet e Komisariatit nr. 4 arrestuan ne flagrance 28 vjecarin Fatjon Deci pasi gjate nje kontrolli te ushtruar dy dite me pare ne banesen e tij iu gjeten te kultivuara disa bime narkotike te dyshuar si e llojit cannabis sattiva te cilat u sekuestruan ne cilesine e proves materiale.
Ndersa forcat e Komisariatit nr. 6 te policise se Tiranes ndaluan shtetasin ne kerkim Krenar Jaho 23 vjec pasi Gjykata e Tiranes e ka denuar me 3 muaj burg per vepren penale te dezertimit nga ushtria.

Policia ben te ditur se nga punonjesit e Komisariatit numer 2 u arrestua edhe nje 14 vjecar pasi dyshohet se ne bashkepunim me nje bashkemoshatarin e tij kane vjedhur disa steka cigare ne dyqanin ne pronesi te nje shtetaseje ne rrugen Myslym Shyri. Pas hetimeve te kryera ndaj tyre rezultoi se ata jane bashkeautore te vjedhjes me thyerje te zyrave te shoqerise Global Service vjedhje kjo e ndodhur me date 10 gusht 2010.
m.a/ata/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›