Policia afgane vret aksidentalisht një anëtar të Senatit
Sipas informacioneve, policia kishte ngritur një postbllok në zonën e Jaded në përpjekje për të arrestuar katër terroristë, kur një automjet nuk ndaloi pavarësisht urdhrit për të ndaluar. "Nga automjeti filluan të gjuanin edhe me armë zjarri dhe agjentët u detyruan t'i përgjigjeshin. Në fund të shkëmbimit të zjarrit policia verifikoi se automjeti i përkiste Muhammad Yunus, anëtar i Senatit", thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme afgane. Në brendësi të automjetit policia gjeti trupin e pajetë të senatorit dhe shoferit. Në automjet ndodhej edhe një truprojë që i shpëtoi shkëmbimit të zjarrit. Vitin e kaluar pesë anëtarë të parlamentit humbën jetën në të njëjtën provincë nga një sulm kamikaz i talebanëve.