E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Policia aksion në Krujë, Lezhë e Shkodër, asgjësohen 1099 fidanë kanabis

Policia ka asgjësuar 1099 fidanë kanabisi, pas kontrolleve në Krujë, Lezhë e Shkodër, në kuadër të fazës së 7-të të operacionit anti-kanabis të koduar “Territor i pastër”.

Në Krujë, gjatë kontrolleve në zona të pyllëzuara të fshatrave Brret dhe Fushë Madhe, u gjetën 794 fidanë kanabis, në Lezhë gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Zimaj, u gjetën 200 fidanë kanabis, ndërsa në Shkodër, gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Vukpalaj, u gjetën 105 fidanë kanabis.

Nga aksioni nuk pati asnjë person të arrestuar, ndërsa Policia sqaron se vijojnë veprimet hetimore me qëllim përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›