E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vazhdon intensivisht rikonstruksioni i aksit rrugor Thumanë – Fushë-Krujë

Prej disa ditësh kanë nisur punimet për rikonstruksionin e aksit rrugor Thumanë – Fushë-Krujë.

Ai është një investim i Autoritetit Rrugor Shqiptar. 

Brigadat në terren me makineritë po kryejnë punime në njërin krah të këtij aksi, ndërsa lëvizja e automjeteve është devijuar në rrugën e vjetër me qëllim minimizimin e trafikut. 

Sipas drejtuesve të automjeteve me këtë investim lëvizja bëhet me lehtësisht pasi kjo rrugë me një korsi ishte bërë makth i tyre, sidomos gjatë sezonit veror. 

Ky projekt parashikon që rruga të shktohet me material cilësor ndërkohë që do të ketë edhe sinjalistikë të përmirësuar.

Përfundimi i këtij segmenti rrugor pritet të përfundojë në mesin e muajit qershor. 

/ RTSH /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›