Policia aksion për taksitë pa licensë

Thirrjeve të taksistëve të cilët kanë licencë u është përgjigjur menjëherë policia rrugore e Tiranës. Në një deklaratë për shtyp Shkëlqim Doda, shefi i sektorit të policisë rrugore në drejtorinë e policisë së kryeqytetit ka deklaruar se do të ndërmerren të gjitha masat për taksitë të cilat punojnë pa licensë.
Më tej edhe kryetari i shoqatës së taksive, Gëzim Bardhi ka falenderuar ndihmën e policisë dhe shpreson që ky aksion të vazhdojë.
Ndërkohë mësohet se çdo person i cili ushtron aktivitet si taksist pa licencë do t'i bllokohet makina dhe ndaj tij do të merret edhe gjobë.