E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr me thika në Drejtorinë Arsimore, 2 të plagosur

TIRANE- Një sherr banal ka shkaktuar palgosjen e dy personave në Tiranë. Sherri me thika ndodhi mesdrekën e kësaj të marte në dyert e Drejtorisë Arsimore ku mbeti i plagosur një student dhe roja e këtij institucioni.
Policia sqaron se sherri ka ndodhur në momentin kur i plagosuri Valden Abazi bashkë me një shokun e tij po legalizonin një deftesë pjekurie.

I plagosuri ndodhet i shtruar në spital pasi ka marrë plagë të ndryshme në trup. Uniformat blu nuk bëjnë të ditur asnjë informacion sa i përket studentit tjetër që është larguar nga vendngjarja. Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore, Arjana Bekteshi, ku ndodhin edhe plagosja tregon momentin e incidentit.

“Në ambientet e drejtorisë Arsimore ka nodhur një ngjarje e rëndë. Një ish maturant i shkollës Kristoforidhi dhe një nxënës i shkollës Ekonomike vijnë për të legalizuar një dëftesë pjekurie. Më pas ata janë sulmuar nga një qytetar që nuk ka asnjë lidhje me Drejtorinë Arsimore dhe shkak i sulmit ka qenë një sherr i ndodhur jashtë ambienteve të Drejtorisë Arsimore. Kanë qenë punonjësit e Drejtorisë Arsimore që kanë ndarë sherrin dhe pjesë e të plagosurve ka qenë dhe roja jonë” shpjegon Arjana Bekteshi.

Ky nuk është rasti i parë ku në ambjente arsimore ndodhin ngjarje të tilla të shëmtuara. Ndonëse drejtoresha Bekteshi thotë se institucionet arsimore janë të sigurta, ngjarje të tilla tregojnë se siguria në të tilla institucione është thuajse e papërfillshme.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›