Bllokohen taksitë pa licensë, policia e Tiranës në aksion
TIRANE- Mbi 26 automjete të bllokuara dhe rreth 200 masa administrative me gjobë është bilanci i një aksioni disa ditor i policise së qarkullimit të Tiranës kundër taksive të palicensuara.
Gjatë një komunikimi me mediat, shefi i sektorit të qarkullimit në drejtorinë e policisë së qarkut Tiranë, Shkëlqim Doda, thotë se qarkullimi në bashkëpunim me Shoqatën e taksive po ndërmarrin aksione blic kundër veprimtarisë së paligjshme të automjeteve taksi të palicensuara.
Sipas Shkëlqim Dodës, aksionet do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve të ndihmojnë policinë e qarkullimit në identifikimin e taksive pa licensë duke telefonuar në numrat pa pagesë 126 dhe 129.
(e.n/BalkanWeb)