E Diel, 1 Nëntor 2026

KE, Mirel: Gjeni zgjidhje për kthimin e opozitës në Parlament

TIRANE- Në momentet e acarimit të situatës politike në vend Komisioni Europian përforëcon thirrjen për gjetjen e zgjidhjes. Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian Pierre Mirel pas takimit të sotshëm me ministrin e jashtëm Meta tha se duhet të gjendet mënyra që opozita të kthehet në Kuvend dhe ti japë fund bojkotit.

Mirel pas takimit është shprehur se duhet gjetur patjetër një mënyrë që opozita të rikthehet në Parlament. Duke folur për debatet politike në vend, ai ka theksuar se vendi më i mirë për të debatuar është Parlamenti.

“Opozita duhet të jetë në parlament. Duhet gjetur një mënyrë që opozita të kthehet dhe ti japë fund bojkotit” u shpreh Pierre Mirel.

Mirel është shprehur se kthimi i opozitës në Kuvend do të ndihmonte vendin edhe në plotësimin e pyetësorit të BE. Këto deklarata Drejtori për Ballkanin Perëndimor, në Komisionin Europian, Pierre Mirel i bëri gjatë një takimi me ministrin Meta.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›