E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia ne aksion terrorizohen banoret ne qytete

Armembajtja pa leje ka vene ne pune uniformat blu. Shume prej tyre kane ushtruar kontrolle ne lokale qendra interneti ne zona te ndryshme te vendit dhe ne shume raste duke krijuar panik te qytetaret. Shoqerohen shume te rinj per te kryer verifikime

Kontrolle ne banesa dhe lokale e ne disa raste edhe duke terrorizuar njerezit qe kishin dale per te pire kafe. Plani i deklaruar i masave te policise se shtetit per armembajtjen pa leje duket se po u kujton njerezve vitin 97. Ishim ne lokal duke pire. Hyne shume police ndersa jashte ndodheshin 7 makina policie.


Thane se po benin kontroll per arme e gjera te tjera. Nje nga djemte ne lokal vetem pse ktheu koken gjate kontrollit e moren me force per ne komisariat- u shpreh nje djale nga Vlora lidhur me kontrollin e ushtruar mbremjen e se shtunes nga policia e ketij qyteti.


Ai tha se teksa djaloshin e nxoren te shoqeruar rreth 30 police njerezit jashte menduan se kushedi ckishte bere qe nje polici e tere kishte zbarkuar per ta arrestuar. Megjithate kontrolle te tilla nuk kane ndodhur vetem ne Vlore.


Fieri Elbasani Tirana jane disa nga qytetet ku deklarohen te tilla kontrolle. Burime nga policia shprehen se eshte nje urdher i drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit ai qe ka vene ne aksion blute dhe se shkak per kete jane ngjarjet e zeza te ketij fillimviti.


E megjithate menyra se si po vihet ne funksion nje aksion i tille ka shkaktuar panik te shume njerez. Sjellja e policise e cila ka hyre ne lokale me maska dhe me arme eshte cilesuar prej tyre si shkelje e te drejtave te njeriut.


Fier banoret ankohen per femijet


Policia e Fierit ka kryer nje aksion masiv ne nje pjese te madhe te lokaleve te qytetit te Fierit dhe Patosit. Gjate aksionit ka pasur mjaft persona te shoqeruar ne mjediset e komisariatit. Aksioni i papritur policor ka nisur rreth ores 2000 te mbremjes se premte ne qender te qytetit te Fierit.


Forcat e nderhyrjes se shpejte me maska ne koke dhe te pajisur me arme automatike te shoqeruar edhe nga policia e rendit kane ushtruar kontroll te befasishem ne shume lokale. Jo vetem baret por edhe mjaft pika interneti si dhe bastesh kane qene objekt i aksionit policor. Pa asnje lajmerim paraprak efektivat e policise kane perzgjedhur personat qe shoqeronin per ne mjediset e komisariatit kryesisht mosha te reja.


Aksioni ka zgjatur deri ne oret e vona te mbremjes se shtune. Njekohesisht ai eshte kryer edhe ne Patos. Deklarohet se aksioni ka qene me objektiva per persona ne kerkim te dyshuar per vjedhje armembajtje pa leje e te tjera.


Drejtori i policise se qarkut te Fierit Mergim Hoxhaj ka pranuar kryerjen e aksionit ne fjale duke thene se gjithcka eshte kryer ne kuader te disa verifikimeve dhe konform ligjit.
E ndersa te shoqeruarit ndodheshin ne mjediset e policise ne procesin e verifikimit dhjetera te aferm te tyre jane mbledhur perballe godines se Drejtorise se Policise se qarkut Fier. Prinderit dhe te afermit kane rrefyer se nuk kane pasur dijeni per shoqerimin e femijeve ne komisariat.


Sipas tyre femijet jane marre gjate oreve te pasdites ne njesi te ndryshme lokale sherbime interneti si dhe ne rruge. Te irrituar ata kane kerkuar shpjegime prej policise por pa marre asnje informacion.


Ne polici kane mberritur edhe deputeti i Fierit Armando Subashi i cili para se te merrte postin politik ka punuar si gjyqtar si dhe kryetari i bashkise se Patosit Bardhi Meli.


Ata kane zhvilluar nje takim me drejtuesit e policise duke kerkuar edhe informacion per shoqerimet e te rinjve. Kryebashkiaku Meli tha se shoqerimi i shtetasve ishte kryer ne kushtet e terrorit dhe te presionit dhe jo ne pak raste policia kishte tejkaluar kompetencat e saj.


Ne nje prononcim te pasdites policia u shpreh se ishin shoqeruar 27 vete te cilet pas verifikimeve jane liruar. Te afermit e te shoqeruarve kane kembengulur se jane shkelur te drejtat e njeriut.


Vlore shoqerohen 68 vete


Ne qytetin e Vlores mesohet se jane shoqeruar rreth 68 persona te cilet jane marre ne pyetje u eshte verifikuar identiteti dhe u jane marre shenjat e gishterinjve per te vertetuar me pas nese ndonjeri prej tyre ka marre pjese ne kryerjen e ndonje vepre penale.


Burime nga policia e ketij qyteti bejne te ditur se ky aksion do te vijoje per 13 dite dhe se vjen si rrjedhoje e krimeve te shumta ne kete fillimit. Gjithashtu behet e ditur se nga policia jane verifikuar rreth 98 automjete lidhur me dokumentacionin dhe u jane vene gjoba qe variojne nga 10 000 - 40 000 leke te reja.

Elbasan arrestohen tre te rinj


Tre persona jane arrestuar gjate nje operacioni policor te organizuar kunder mbajtjes se armeve pa leje.


Operacioni eshte kryer kryesisht ne lokale por edhe ne zona ku grumbullohen kryesisht te rinj. Sipas burimeve zyrtare te Drejtorise se policise jane ngritur sherbime te posacme kontrolli te territorit per venien para drejtesise te personave qe zoterojne arme dhe municione pa leje.


Gjate oreve te fundit efektivat e Drejtorise se Policise kane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale arme te llojeve te ndryshme duke sjelle edhe arrestimin ne flagrance te 3 shtetasve. Keshtu gjate kontrolleve eshte arrestuar ne flagrance shtetasi S.M. 17 vjec me banim ne lagjen 28 Nentori Elbasan.


Arrestimi i tij u be pasi gjate kontrollit te ushtruar ne banese iu gjeten nje sasi fishekesh pistolete dhe nje arme e llojit thike. Nderkohe jane arrestuar gjate nje kontrolli ne nje lokal te qytetit shtetasit Kristi Causha dhe Krios Caroshi 20 dhe 21 vjec me banim ne lagjen 5 Maj.


Shkak ka qene nje pistolete e gjetur e cila sipas policise eshte e tyre. Mesohet se shkak i ketij operacioni kane qene plagosjet me arme nje prej te cilave u regjistrua per nje parakalim ne nje prej rrugeve kryesore te qytetit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›