Islami për kartat: PS kompensim pas zgjedhjeve
PS i bëri thirrje qytetareve që nuk kanë pasaporta ta blejnë kartën me vlerën 2 mijë lekë të vjetra. Deputeti Islami e cilësoi këtë vlerë si taksën për të larguar Berishën nga pushteti, ndërsa garantoi se qeveria socialiste do ta kompensojë.
TIRANE- Partia Socialiste pas apelit bërë qytetarëve pa pasaportë për të blerë kartën e identitetit me vlere 2 mijë lekë të vjetra, këmbëngul se kjo është taksa që qeveria Berisha i vë shtetasve të saj për të votuar.
“Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave i përket tërësisht qeverisë Berisha; Ne nuk jemi autorë të tij. Ne mbështesim zbatimin e tij “in ekstremis” por jo filozofinë e këtij vendimi. Qëndrimi i PS mbetet i njëjtë përsa i përket moralit dhe filozofisë së kësaj takse ndonëse ajo është vetëm 200 lekë. PS është në parim kundër kësaj takse pavarësisht vlerës së saj. Për ne cdo shtetas duhet të realizojë të drejtën e votës pa u taksuar nga qeveria. E drejta e shprehjes së votës duhet të jetë e lirë”- u shpreh Islami.
Anëtari i kryesisë socialiste Kastriot Islami, garantoi se qeveria socialiste e dalë nga zgjedhjet do tju kompesopjë shqiptarëve vlerën e kartës së blerë.
!Edhe një herë ju bëj thirrje të gjithë ve: blini kartën për 200 lekë, bëni këtë sakrificë sepse në 29 Qershor 2009 qeveria e re me Edi Ramën Kryeministër do t’jua kthejë këtë 200 lekësh. Edhe një herë i bëj thirrje të gjithëve: Shkoni dhe aplikoni, bëjeni sakrificën duke paguar taskën e fundit të qeverisë Berisha dhe rrini të qetë se në 29 Qershor qeveria e re do t’jua kthejë”- theksoi Kastrio Islmani në fjalën e tij.
Pak ditë më parë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë rënë dakort për draftin në formën e vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili ligjëron që çdo shtetas pas pasaportë mund të blejë kartën e identitetit me vlerën 2 mijë lekë të vjetra. (a.r/news24/balkanweb)